Hita: 40 forca policie në operacionin për kapjen e autorit, plumbat e kallashnikovit çanë jelekun antiplumb
Pak orë pas ngjarjes së rëndë në Lozhan të Korçës, ku humbi jetën një efektiv policie dhe u plagos rëndë një tjetër, drejtori i policisë Skënder Hita ka dalë në një komunikatë për mediat. Bazuar në pyetjet e gazetarëve, Hita tha se në operacion ishin të angazhuar 40 forca policie të pajisur me antiplumb, por arma kallashnikov ka depërtuar tejpërtej mbrojtjes. Ai theksoi se të gjithë personat në kërkim do të përballen me të njëjtën përgjigje nga Policia e Shtetit, pavarësisht vështirësive që paraqet terreni ku mund të strehohen. Ai shtoi se po ndiqen procedurat përkatëse që familjarët e efektivit të rënë në detyrë të përfitojnë statusin e dëshmorit. “Punonjësit e policisë të gjithë janë të trajnuar dhe të shkolluar, dhe në këtë rast kanë...
Burimi:
javanews.al