Helmimi i studentëve, Prokuroria kërkesë të dytë AKU-së: Pse e zhbllokuat aktivitetin e kompanisë?

Helmimi i studentëve, Prokuroria kërkesë të dytë AKU-së: Pse e zhbllokuat aktivitetin e kompanisë?

Prokuroria e Tiranës i ka dërguar këtë të martë, 26 maj, një shkresë të dytë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU-së), ku i ka kërkuar informacione sa i takon bllokimit dhe më pas zhbllokimit të aktivitetit të kompanisë “Sori-Al”. Gazetarja e Klan News, Glidona Daci raporton se Prokuroria ka sekuestruar kartelat e 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, të cilën u helmuan nga ushqimi, dhe ia ka deleguar IML. Në kërkesën e parë drejtuar AKU-së, grupi i hetimit kërkon t’i vendosen në dispozicion nga ky institucion, dokumentet nëse ka kryer më herët apo jo gjurmueshmërinë dhe kontrollin e ushqimit dhe produkteve. Hetuesit kërkojnë të zbulojnë nëse ka pasur kontrolle të tjera dhe cilat kanë qenë rezultatet. Po ashtu prokuroria është në pritje edhe të akt-ekspertizës zyrtare...