Helmimi i dyshuar në Akademinë e Sigurisë, AKU: Analizat konfirmojnë se ushqimi ishte brenda standardeve

Helmimi i dyshuar në Akademinë e Sigurisë, AKU: Analizat konfirmojnë se ushqimi ishte brenda standardeve

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bërë të ditur se të gjitha mostrat e marra në lidhje me dyshimin e helmimit ushqimor të disa kursantëve pranë Akademisë së Sigurisë në Sauk, kanë rezultuar brenda normave. Përmes një njoftimi zyrtar, AKU shpjegon se më datë 25 qershor 2026 ka kampionuar 14 mostra ushqimore nga vakti i drekës dhe darkës, si dhe 5 mostra tamponë higjienike ambientale dhe të pajisjeve, në adresën Garnizoni “Skënderbej” në Tiranë. Sipas AKU-së, laboratori i Referencës ISUV ka analizuar në total 33 mostra për treguesit mikrobiologjikë dhe rezultatet finale kanë konfirmuar se të gjitha mostrat janë brenda kufijve të lejuar ligjorë. “Në vijim të ndjekjes se problematikes në subjektin ”Sori-Al” në adresen Akademia e Forcave te Armatosura Garnizoni “Skenderbej”, për të cilin ishte marrë...