Grabitje me armë në një argjendari në Kamëz
Një grabitje me armë raportohet të ketë ndodhur në një argjendari në Kamëz, konkretisht, në zonën e Paskuqanit. Mësohet se bëhet fjalë për dy autorë, të cilët kanë qenë të armatosur me kallashnikov dhe kanë lëvizur me motor. Ende nuk janë bërë të ditura rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.
Burimi:
syri.net