Grabitet me armë argjendaria në Kamëz, dy persona marrin bizhuteritë dhe ‘zhduken’, reagon Policia

Grabitet me armë argjendaria në Kamëz, dy persona marrin bizhuteritë dhe ‘zhduken’, reagon Policia

Dy persona ende të pa identifikuar, kanë grabitur mesditën e sotme një argjendari në zonë e Kamzës. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se njëri prej tyre me një send në dukje armë zjarri, kanë hyrë në ambientet e argjendarisë në pronësi të shtetasit me iniciale O. L, dhe kanë marrë një sasi bizhuterish. Pasi kanë kryer vjedhjen të dy ata janë arratisur, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë ngritur pika kontrolli dhe po kryejnë kontrolle të zonës. Grupi hetimor, po punon për fiksimin e çdo prove që do të çojë në identifikimin e autorëve dhe kapjen e tyre dhe dokumentimin e plotë të rastit. Njoftimi i policisë: Kamëz/Informacion paraprak Më datë 16.05.2026, rreth orës 13:00, në Kamëz, dy shtetas ende të...