Grabitën me armë një çift turistësh gjermanë në Shkodër, arrestohet 16-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori, 2 të tjerë nën hetim

Grabitën me armë një çift turistësh gjermanë në Shkodër, arrestohet 16-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori, 2 të tjerë nën hetim

Policia e Shkodrës ka zbardhur grabitjen me armë të një çifti turistësh gjermanë, të cilëve iu morën 500 euro rreth tre javë më parë në aksin rrugor Domen–Postribë. Në kuadër të operacionit të koduar “Rest time”, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda arrestuan një 16-vjeçar, ndërsa nisën procedimin penal në gjendje të lirë ndaj dy të rinjve, 27 dhe 20 vjeç. Një bashkëpunëtor i katërt është shpallur në kërkim. Sipas hetimeve, ngjarja ka ndodhur gjatë natës së 9 qershorit 2026, kur katër të dyshuarit kanë kanosur me armë zjarri dy shtetas gjermanë, bashkëshortë, të cilët ndodheshin në automjetin e tyre në aksin Domen–Postribë, duke u marrë 500 euro. Policia bën me dije se operacioni është rezultat i hetimeve intensive për zbardhjen e...