Goditja e rrjetit kriminal Itali-Shqipëri, Braho: 15 masa sigurimi, 1 mln euro cash të sekuestruara

Goditja e rrjetit kriminal Itali-Shqipëri, Braho: 15 masa sigurimi, 1 mln euro cash të sekuestruara

Kreu i SPAK, Klodian Braho ka dhënë detaje në lidhje me operacionin e zhvilluar në bashkëpunim me Prokurorinë Antimafia në Bari të Italisë, ku u godit një grup i strukturuar kriminal i trafikut  të drogës. Në një konferencë të përbashkët për shtyp, Braho tha se në total janë lëshuar 15 masa sigurimi, 10 prej të cilave nga SPAK. Një element i rëndësishëm, sipas Brahos është edhe goditja e pasurive të rrjedhura nga aktiviteti i trafikut të lëndëve narkotike. Kreu i SPAK tha se në total janë sekuestruar 1 milionë euro cash, ndërsa po ashtu nga Gjykata e Posaçme janë sekuestruar edhe një sërë pasurish të tjera, përfshirë shoqëri tregtare, automjete luksoze dhe llogari bankare. “Janë caktuar nga të dy autoritetet 15 masa sigurimi personal, 10 prej të...