Goditet grupi kriminal që shiste kokainë në Berat, arrestohen tre persona
Policia e Beratit ka goditur një grup kriminal që shiste droga të forta, duke vënë në pranga tre persona dhe ka ekzekutuar masën e arrestit në shtëpi për një 18-vjeçar. Në operacionin e koduar “Prova”, u sekuestrua një sasi kokaine, 7 celularë dhe 1 automjet. Njoftimi i Policisë Berat Si rezultat i një hetimi 6-mujor, finalizohet operacioni antidrogë, i koduar “Prova”. Goditet një grup kriminal që shiste droga të forta, në Berat. Vihen në pranga 3 pjesëtarë të grupit. Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në shtëpi” për një tjetër pjesëtar. Sekuestrohen sasi lënde narkotike Kokainë, 7 celularë dhe 1 automjet. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, si rezultat i një hetimi të kryer për 6 muaj, në koordinim me Prokurorinë e Beratit, me qëllim...
Burimi:
javanews.al