Gjykatës së Durrësit ‘i zhduken’ 8 kinezet e prostitucionit, bën ‘thirrje publike’ për gjetjen e tyre

Gjykatës së Durrësit ‘i zhduken’ 8 kinezet e prostitucionit, bën ‘thirrje publike’ për gjetjen e tyre

Në 6 Maj 2026, Gjykata e Durrësit ka caktuar seancës për nisjen e gjykimit ndaj 8 shtetaseve kineze, të akuzuara për “trafikim personash të rritur”, “prostitucion” dhe “shfrytëzim prostitucioni”, të arrestuara në flagrancë në një operacion të Policisë së Durrësit në dhjetor të vitit 2024. Por, me shumë mundësi, seanca do të shtyhet, për shkak se asnjë prej të pandehurave nuk do të jetë në sallën e gjyqit. Dhjetë vajzat dhe gratë fillimisht u mbajtën në arrest në burg. Më tej, gjykata i zbuti masat e sigurimit, duke vendosur që ato të hetohen në gjendje të lirë nga Prokuroria e qytetit bregdetar. Tashmë që hetimi ka përfunduar dhe ato duhet të përballen me ligjin shqiptar, asnjë prej tyre nuk gjendet në adresën e deklaruar të...