Gjykata e Lartë: Dosja e Ervis Martinajt nuk është kompetencë e GJKKO, çështja kalon për gjykim në Shkallën e Parë
Gjykata e Lartë ka zgjidhur mosmarrëveshjen e kompetencës mes Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) dhe Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë lidhur me një procedim penal ku i pandehur është Ervis Martinaj. Me vendimin e datës 10 mars 2026, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka përcaktuar se kompetente për shqyrtimin e dosjes nr. 417 të vitit 2022 është Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe jo GJKKO. Procedimi penal lidhet me kontrollin e ushtruar nga policia në muajin maj të vitit 2022 në hotelin “Zeus Garden”, ku dyshohej se qëndronte Ervis Martinaj. Gjatë kontrollit u sekuestruan një armë zjarri tip pistoletë, municione, jelekë me mbishkrimin “Policia”, portofolë me stemë policie, maska, doreza antiplumb dhe pranga....
Burimi:
javanews.al