GjL rrëzon rekursin e Mario Çelës dhe Sergej Hasanpapajt, dy të ekstraduarit nga Belgjika mbeten në burg

GjL rrëzon rekursin e Mario Çelës dhe Sergej Hasanpapajt, dy të ekstraduarit nga Belgjika mbeten në burg

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Mario Çelës, vëllai i të shumëkërkuarit Suel Çela, dhe Sergej Hasanpapaj për masën e arrestit me burg. Vendimi është marrë në dhomë këshillimi nga treshja gjykuese Ilir Panda, Albana Boksi dhe Genti Shala. Mario Çela dhe Sergej Hasanpapaj u estraduan pak muaj me parë nga Belgjika ku ishin arrestuar me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme. Çela dyshohet për veprat penale “Vrasja me paramendim”, ”Organizata kriminale”, ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe ”Korrupsioni aktiv ne sektorin privat”. Ai dyshohet gjithashtu për përfshirje në vrasjen e Bledar Muçës, i konsideruar si krahu i djathtë i Ardian Çapjas, i cili sipas hetimeve ishte vënë në shënjestër nga grupi i Suel Çelës. Disa nga anëtarët, të...