GJKKO pezullon afatet e paraburgimit për Veliajn, seanca e radhës më 10 qershor
Pas ndarjes së dosjes në 2 pjesë, Gjykata e Posaçme mbajti sot seancën e parë gjyqësore ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dhe 18 të bashkëpandehurve. Veliaj dhe të tjerët do t’i nënshtrohen në këtë proces një gjykimi të zakonshëm, nën drejtimin e një tresheje të kryesuar nga gjyqtarja Elsa Ulliri. Kryebashkiaku Veliaj kishte zgjedhur të mos paraqitej në proces, ku u përfaqësua me avokat. Gjatë Apelit të palëve gjykata konstatoi mungesën e avokatëve për 5 nga të pandehurit. Avokati i Veliajt, Plarent Ndreca pretendoi se kryebashkiakut i mungojnë 24 fashikuj nga dosja e SPAK. Po sipas avokatit, as ai dhe as klienti Veliaj nuk është njohur me provat digjitale. Avokati i kërkoi gjykatë të zgjidhë këto çështje. Prokurori Ols Dado tha se 24 fashikujt...
Burimi:
javanews.al