GJKKO i kthen SPAK dosjen e Elvis Rroshit, kërkohet sqarim për ndryshimin e akuzës
Gjykata e Posaçme i kthen SPAK dosjen për ish kryebashkiakun e Kavajës Elvis Rroshi, me kërkesën që prokurori Elvin Gokaj të qartësojë akuzën që ka ngritur ndaj tij. Vendimi u dha këtë të enjte nga gjyqtare Rudina Palloj, e cili i la afat kohorë 2 javë organit të akuzës të shpjegoi pse e ndryshoi veprën penale të Rroshit nga “shkelje e barazisë në tendera” në “shpërdorim detyre”. Prokuroria e Posaçme më herët kërkoi pushimin e 6 episodeve të shpërdorimit të detyrës për ish-kryebashkiakun për shkak të parashkrimit të veprës penale. Megjithatë Rroshi nuk do t’i shpëtojë ndjekjes penale pasi ai akuzohet nga SPAK edhe për 5 episode të tjera për shpërdorim detyre. Bëhet fjalë për një dosje të vjetër pas një auditi te KLSH lidhur...
Burimi:
javanews.al