Fushë Arrëz/ Dhunohet çifti i bashkëshortëve, identifikohet një person dhe shpallen në kërkim të tjerë
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Fushë Arrëz, ku një çift bashkëshortësh është dhunuar fizikisht nga disa persona. Policia ka identifikuar një prej të dyshuarve dhe e ka shpallur në kërkim, ndërsa po vijon puna për identifikimin e katër shtetasve të tjerë që dyshohet se janë të përfshirë në ngjarje. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në fshatin Arst, ku autorët dyshohet se u kanë zënë pritë në rrugë Skënder Nikës dhe Bardhe Nikës. Më pas, ata kanë ushtruar dhunë fizike ndaj çiftit. Burime bëjnë me dije se në kërkim është shpallur Kristian Bala, i cili dyshohet se ka kërcënuar edhe djalin e çiftit Nika gjatë konfliktit. Nga hetimet e deritanishme, dyshohet se shkak i përplasjes është bërë konflikti për ndarjen e territoreve të...
Burimi:
syri.net