Prej më shumë se 24 orësh nëntokë, vijojnë kërkimet për minatorin e zhdukur në Bulqizë
Një minator 40-vjeçar me detyrë brigadier në minierë, dyshohet se ka rënë në një furnelë gjatë procesit të punës në një galeri kromi në fshatin Tërnovë të Bulqizës dhe gjetja e trupit të tij ende nuk është bërë e mundur deri tani. Që prej mesditës të së shtunës në minierën e Tërnovës së Madhe në Bulqizë ekipet e shpëtimit po vijojnë kërkimin për gjetjen e trupit të minatorit Ilir Kalaveri. Ngjarja e rëndë u regjistrua ditën e djeshme rreth orës 13:30, teksa Kalaveri ndodhej në brendësi të galerisë dhe dyshohet se ka rrëshqitur në një hapsirë boshe. Për pasojë, dyshohet se është mbuluar me inerte. Grupi hetimor dhe specialistët e Agjencisë Kombëtare të Sigurisë dhe Emergjencave në Miniera janë në vendngjarje dhe po punojnë për...
Burimi:
javanews.al