Franca asiston Shqipërinë për rikuperimin dhe administrimin e aseteve të krimit të organizuar
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) zhvilloi një takim pune me përfaqësues të AGRASC, Agjencisë Franceze për Menaxhimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, si edhe me përfaqësues të Ambasadës Franceze në Shqipëri. Takimi u zhvillua në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet autoriteteve shqiptare dhe franceze në fushën e identifikimit, sekuestrimit, konfiskimit dhe administrimit të aseteve kriminale. Në takim morën pjesën Kryeaministratorja e AAPSk, znj. Risena Xhaja, zv.ministrja e Ministrisë së Brendshme, Silva Caka dhe Drejtori i Zyrës së Rikuperimit të Aseteve (ARO), Arben Ujkaj, ndërsa nga pala franceze ishin të pranishëm znj. Charlotte Hemmerdinger, Drejtore e Përgjithshme e AGRASC, z. Samuel Richard, Zëvendësambasador i Francës në Shqipëri, si edhe z. Jetnor Isufaj nga Zyra e Sigurisë...
Burimi:
javanews.al