FOTO/ U vra me breshëri plumbash në Dukagjin, ja kush është Aleksandër Koçeku
Vrasja e 40-vjeçarit Aleksandër Koçeku në zonën e Dukagjinit po hetohet nga policia me në fokus një konflikt të vjetër familjar të vitit 2017. Dyshimet paraprake lidhen me një hakmarrje të mundshme pas ekzekutimit të Angjelin Shkambit, ngjarje për të cilën u dënua vëllai i viktimës së sotme. Koçeku u vra me breshëri kallashnikovi mbrëmjen e së shtunës në fshatin Lin, përgjatë aksit Kir-Prekal. Ai u gjet i pajetë brenda automjetit të tij pasi një banor i zonës konstatoi makinën që kishte humbur drejtimin dhe njoftoi policinë. Nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes rezultoi se ndaj 40-vjeçarit ishte ngritur një pritë. Autorët, ende të paidentifikuar, dyshohet se kishin dijeni për lëvizjet e tij dhe kanë pritur momentin e përshtatshëm për të kryer atentatin. Hetuesit...
Burimi:
syri.net