“Eprorët më thanë që kjo dosje ishte prioritare!”/ Zbardhet dëshmia në GJKKO e ish-përgjegjëses juridike që plotësoi letrat për klubin Partizani
Në seancën e kësaj të hënë në gjyqin për aferën “Partizani” dëshmoi edhe Tetis Lubonja, ish-përgjegjësja juridike në grupin e Agjencisë së Kthimit të Pronave që firmosi për kthimin e kompleksit Partizani pronarëve. Vetë Lubonja, për të cilën në dosjen e SPAK theksohet miqësia me Jamarbër Malltezin që edhe ajo vetë e pranon, në dëshminë e dhënë në SPAK për këtë çështje ka pranuar që “Partizani” ishte ndër dosjet e para që iu dha nga eprorët për ta punuar me prioritet. Në dosje, SPAK thotë se kjo Agjenci ka shqyrtuar me shpejtësi të pajustifikuar, kërkesat e pesë familjeve të njohura pronare, në krahasim me kërkesat e qytetarëve të tjerë, duke pasur parasysh ngarkesën dhe volumin e dosjeve që kishte. Por edhe pse në dorë kishin...
Burimi:
javanews.al