EMRAT/ Të shtëna më armë në Dukagjin/ Vriten babë e bir, një tjetër i plagosur rëndë

EMRAT/ Të shtëna më armë në Dukagjin/ Vriten babë e bir, një tjetër i plagosur rëndë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dukagjin të Shkodrës, ku dy persona kanë humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i palgosur. Bëhet fjalë për Lek dhe Prel Gjoka, babë e bir, ndërsa i palgosur është shtetasi me inicialet Lazer Bashi. Ngjarja u regjistrua pasditen e kësaj të diele, rreth orës 17:20, në fshatin Mgull, Njësia Administrative Pult, Dukagjin. Forca të shumta të Policisë Vendore dhe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, janë nisur drejt vendngjarjes. Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili po shkon në vendngjarje, për zbardhjen e plotë të rrethanave, dokumentimin ligjor të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve. Shkodër/Informacion paraprak Rreth orës 17:20, në fshatin Mgull, Njësia Administrative Pult, Dukagjin, dyshohet se janë vrarë me armë...