EMRAT/ Qëlluan me armë njëri-tjetrin, në pranga dy komshinjtë, një tjetër në kërkim
Dy persona janë arrestuar nga Policia e Shkodrës, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pas një konflikti me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e 25 qershorit në lagjen “Tre Heronjtë”. Sipas Policisë, në pranga kanë Ndoc Lufi, 63 vjeç dhe Aleksander Fojleta, 27 vjeç, të dy banues në të njëjtën lagje. Nga hetimet paraprake rezulton se dy fqinjët janë konfliktuar për motive të dobëta dhe kanë qëlluar me armë zjarri për të kanosur njëri-tjetrin. Si pasojë e të shtënave janë dëmtuar porta e oborrit të banesës së 63-vjeçarit, si dhe një automjet i parkuar brenda oborrit. Gjatë kontrolleve, efektivët gjetën në banesën e Ndoc Lufit një armë zjarri kallashnikov, e dyshuar se është përdorur gjatë konfliktit. Ndërkohë, në banesën e peronit tjetër u sekuestruan...
Burimi:
syri.net