EMRAT/ Goditen 2 raste të mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit, 3 të arrestuar në Durrës
Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin e koduar “Kalibri”, duke goditur dy raste të mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake. Si rezultat i aksionit, tre persona janë vënë në pranga, ndërsa janë sekuestruar armë zjarri, një granatë, municione dhe lëndë narkotike. Në kudër të operacionit "Kalibri", vihen në pranga shtetasit Dervish Tusha, Lamberto Dinaj dhe Arsildo Marku. Njoftimi: DVP Durrës/Finalizohet operacioni i koduar “Kalibri”. Goditen 2 raste të tjera të mbajtjes pa leje, të armëve të zjarrit. Sekuestrohen 2 armë zjarri, 1 granatë, 3 krehra armësh, qindra fishekë luftarak dhe sasi Cannabisi. Vihen në pranga 3 shtetas. Si rezultat i intensifikimit të kontrolleve dhe punës operative, me objektiv identifikimin dhe ndalimin e shtetasve që përbëjnë rrezik për sigurinë publike, duke poseduar ose shitur...
Burimi:
syri.net