Fier, burri vret ish-vjehrrin në fshatin Vidhisht dhe ka marrë peng ish-gruan
Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Vidhisht të Fierit, ku një burrë dyshohet se ka vrarë ish-vjehrrën e tij dhe më pas ka marrë peng bashkëshorten. Në vendngjarje kanë mbërritur efektivë të Policisë së Fierit, forcat speciale dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për neutralizimin e autorit dhe shpëtimin e gruas, si edhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Deri më tani nuk janë bërë të ditura motivet që çuan në këtë krim të rëndë, ndërsa autoritetet pritet të japin një njoftim zyrtar me më shumë detaje sapo të përfundojnë veprimet e para hetimore. Lajmi në përditësim…
Burimi:
ntv.al