Studenti shqiptar dënohet me 20 muaj burg në Britani, u kap duke u kujdesur një fermë kanabisi me vlerë 88 mijë paund
Një student shqiptar universiteti, i cili kishte hyrë në Britaninë e Madhe me vizë turistike, është dënuar me 20 muaj burg pasi u kap duke kultivuar kanabis në një fermë të madhe në verilindje të Anglisë. Musa Qaushi, 20 vjeç, u arrestua pasi policia zbuloi një fermë kanabisi në një banesë në Ivanhoe Crescent, Sunderland, ku u gjetën 351 bimë kanabisi të shpërndara në katër dhoma kultivimi. Në një dhomë të pestë, efektivët gjetën edhe sasi kanabisi që po thahej. Sipas gjykatës, droga e sekuestruar kishte një vlerë të përllogaritur deri në 88,500 paund. Prokuroria deklaroi se Qaushi kishte rolin e “kopshtarit rezident”, duke u kujdesur për bimët dhe ambientet e kultivimit në këmbim të pagesës dhe strehimit. Në seancën në Gjykatën e Kurorës në...
Burimi:
syri.net