Qeveria i hap rrugën privatizimit të zonave të mbrojtura
Teksa Bashkimi Europian po i kërkon me ngulm qeverisë shqiptare shfuqizimin e ligjit për investimet strategjike dhe atë për zonat e mbrojtura, duke kushtëzuar madje edhe anëtarësimin e vendit në BE me këto dy ndërhyrje ligjore, Edi Rama duket se e ka ndarë mëndjen të vazhdojë në të kundërt. Përmes dy vendimeve të posacme të miratuara një ditë më parë, qeveria ka përshpejtuar tjetërsimin e pronës publike përmes ligjit famëkeq të investimeve strategjike duke parashikuar shprehimisht edhe privatizimin e zonave të mbrojtura. Vendimi i qeverise “Kur pasuritë shtetërore përfshihen në zona me përparësi zhvillimin e turizmit apo në zona të mbrojtura mjedisore, propozimi i kontratës me tarifë simbolike 1 euro/kontrata, pranë Këshillit të Ministrave, bëhet me bashkëpropozim ndërmjet institucionit që ushtron të drejtën e përfaqësuesit...
Burimi:
sot.com.al