Mbi 12 mijë persona evakuohen pasi zjarri godet një nga destinacionet turistike më të njohura të Francës
Më shumë se 12.000 persona janë evakuuar pasi një zjarr pyjor vazhdoi të përhapet në departamentin Gironde, pranë Gjirit Arcachon, një prej destinacioneve turistike më të njohura të Francës, transmeton Anadolu. Siç raporton transmetuesi BFM, zjarri, i cili shpërtheu të mërkurën, ka djegur tashmë rreth 2.400 hektarë bimësi,. Sipas autoriteteve lokale, evakuimet, të kryera si masë paraprake, përfshinë gjashtë kampe pushimi dhe një zonë banimi në veri të Cap-Ferret, një zonë bregdetare shumë e frekuentuar nga turistët gjatë sezonit veror. Autoritetet thanë se rreth 8.800 persona u evakuuan nga Claouey, përveç afro 10.000 personave të evakuuar një natë më parë. Prefektura e Girondes bëri të ditur se operacionet e evakuimit u zhvilluan “në mënyrë të qetë”. Rreth 700 zjarrfikës u angazhuan në luftën kundër flakëve,...
Burimi:
syri.net