Sherr me sende të forta në Shëngjin/ Plagoset një person, arrestohet autori
Një konflikt i dhunshëm është regjistruar mbrëmjen e së enjtes në zonën e lodrave në Shëngjin, ku një person ka mbetur i plagosur pas përplasjes me sende të forta. I dëmtuari, shtetasi me inicialet M. P., është dërguar në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Si autor i dyshuar i ngjarjes është shoqëruar shtetasi me inicialet A. Ll., ndërsa gjatë veprimeve të para është sekuestruar një armë sportive zhurmuese, e cila dyshohet se mbahej prej tij. Rrethanat e konfliktit dhe shkaqet që çuan në përplasjen mes dy personave janë ende në proces sqarimi. Njoftimi i Policisë: Shëngjin/Informacion paraprak Rreth orës 21:30, në zonën e lodrave, në Shëngjin, gjatë një konflikti me sende të forta mes dy shtetasve, ka mbetur i dëmtuar...
Burimi:
syri.net