Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: Janë shuar 14 vatra, 6 ende aktive

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: Janë shuar 14 vatra, 6 ende aktive

Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë ditës së sotme, deri në orën 20:00, situata e zjarreve paraqitet e përmirësuar dhe pa rrezik për zonat e banuara. Janë raportuar 26 vatra zjarri, nga të cilat 6 mbeten aktive, 6 janë nën mbikëqyrje dhe 14 janë shuar. Në operacionet e ditës janë angazhuar 311 forca operacionale dhe 16 automjete zjarrfikëse, ndërsa Forcat e Armatosura kanë mbështetur operacionet me 70 efektivë, 1 automjet zjarrfikës, 1 ekskavator të rëndë dhe 3 helikopterë. Në Pukë, situata në zonën e Tërbunit–Gojanit–Gjegjanit është përmirësuar ndjeshëm. Zjarri është shuar plotësisht në Gjegjan, Gojan të Vogël dhe Gojan të Madh, ndërsa vatra në Prozhëm vijon me intensitet shumë të ulët dhe është drejt shuarjes. Në operacion janë angazhuar forca të MZSH-së, shërbimit pyjor, strukturave...