Rama mbledh sot grupin e PS dhe Qeverinë: Reflektim mbi pasqyrën e bulevardit të flamingos (AXHENDA)
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetin qeveritar, në Pallatin e Brigadave. Sipas axhendës takimi do të nisë në orën 09:30 dhe fjalën hapëse do ta ketë kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, i cili do të paraqesë një bilanc mbi drejtimin e Kuvendit, futjen e teknologjisë në funksionimin e institucionit, si edhe perspektivën e godinës së re të Kuvendit. Më pas, kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, do të bëjë një bilanc të punës së grupit gjatë këtij sesioni parlamentar, duke u ndalur te angazhimi i deputetëve në komisionet parlamentare dhe në seancat plenare. Mbrëmjen e djeshme Rama publikoi një pjesë të fjalimit, që pritet, të mbajë sot në mbledhje. Në videon e publikuar në “Facebook”,...
Burimi:
ntv.al