E rëndë në Klos, 33-vjeçari mbytet në ujërat e lumit Mat
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Klos, ku një 33-vjeçar ka humbur jetën në lumin Mat. Erkin Lika ka qenë duke u ngjitur me litar në shpatin shkëmbor tek Ura e Vashës dhe ka rënë aksidentalisht në lumë. Siç rasporton gazetari i Klan News Neki Feta, banorët kanë nisur kërkimet, teksa në ndihmë të tyre kanë shkuar policia dhe palumbarët. Vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 33-vjeçarit.
Burimi:
javanews.al