E rëndë, mbytet 29-vjeçarja në Vlorë (EMRI)
Një ngjarje tragjike është shënuar mbasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një grua 29 vjeç ka humbur jetën pasi dyshohet se u mbyt në det, në zonën e plazhit të Porto Novos. Sipas informacioneve paraprake, viktima është Afërdita Xhilaj, e cila përballur me rrymat e forta detare që karakterizojnë këtë zonë, të konsideruar prej vitesh si një nga pikat më të rrezikshme të bregdetit. Pas nxjerrjes nga uji, trupi i pajetë është duke u transportuar me gomone drejt Triportit dhe më pas në morgun e Spitalin Rajonal të Vlorës. Ndërkohë policia e Vlores po kerr ne pyetje banorët dhe pushuesit ne kete zone dhe pritet që autoritetet të sqarojnë rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje.
Burimi:
vizionplus.tv