E dënuar për braktisjen e fëmijëve të mitur, arrestohet 29-vjeçarja në Tiranë

E dënuar për braktisjen e fëmijëve të mitur, arrestohet 29-vjeçarja në Tiranë

Një 29-vjeçare është arrestuar nga efektivët e komisariatit numër 3 në Tiranë. E reja është dënuar me 50 ditë burg, për veprën penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 ndaluan shtetasen D. B.(H.)(K.), 29 vjeçe, pasi është dënuar me 50 ditë burgim, për veprën penale “Braktisja e fëmijëve të mitur””, njoftoi policia.