SHBA – Iran, paqja në udhëkryq. Presidenti Trump kërkon që Irani të pranojë humbjen

SHBA – Iran, paqja në udhëkryq. Presidenti Trump kërkon që Irani të pranojë humbjen

Presidenti amerikan Donald Trump ka ashpërsuar sërish gjuhën ndaj Iranit, ndërsa përpjekjet për të arritur një marrëveshje që do t’i japë fund luftës mes dy vendeve duket se kanë hyrë në një pikë kritike. Duke folur nga Zyra Ovale, Trump tha se Teherani nuk po tregon gatishmëri për të pranuar marrëveshjen që sipas tij është e nevojshme për t’i dhënë fund konfliktit. Ai e bëri të qartë se objektivi kryesor i SHBA-së mbetet pengimi i Iranit për të zotëruar armë bërthamore. “Irani nuk mund të ketë armë bërthamore. Nuk kam ndërmend të zgjas marrëveshjen e përkohshme të armëpushimit mes dy vendeve”, tha Trump.  Disa orë para deklaratës në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se Irani duhet të ngrejë flamurin e bardhë të dorëzimit. Nga ana...