Dalin pamjet e frikshme nga tragjedia në Greqi, helikopteri rrotullohet në ajër para përplasjes fatale (VIDEO)

Dalin pamjet e frikshme nga tragjedia në Greqi, helikopteri rrotullohet në ajër para përplasjes fatale (VIDEO)

Janë publikuar pamje të reja të momentit tragjik kur helikopteri që transportonte çiftin britanik të sapomartuar u rrëzua në ishullin grek të Sifnos. Kamera e sigurisë e një banese pranë vendit të ngjarjes ka filmuar sekondat e fundit të fluturimit, duke treguar helikopterin teksa rrotullohet në mënyrë të pakontrolluar në ajër. Në video, helikopteri duket se humbet kontrollin dhe pjesa e bishtit fillon të sillet në mënyrë të çrregullt. Pak çaste më vonë, mjeti humbet me shpejtësi lartësi dhe zhduket pas një ndërtese. Në momentin e përplasjes, copa të helikopterit shihen duke u shpërndarë në ajër, ndërsa menjëherë pas aksidentit nga zona ngrihet tym i zi. WATCH: 3 killed as helicopter loses control and crashes on Sifnos (Σίφνος) Island, Greece pic.twitter.com/zTUoLmx4Ub — Rapid Report (@RapidReport2025)...