“E dua jashtëzakonisht shumë”, i dha fund pas 30 vitesh, Guardiola zbulon arsyen pse u divorcua me bashkëshorten (VIDEO)
Pep Guardiola ka folur hapur për fundin e marrëdhënies së tij rreth 30-vjeçare me ish-bashkëshorten Cristina Serra, duke zbuluar dhimbjen personale që shoqëroi një prej periudhave më të vështira të karrierës së tij. Rrëfimi shfaqet në dokumentarin e ri me katër pjesë të Prime Video, “A Beautiful Obsession”, i cili sjell pamje nga prapaskenat e viteve të fundit të tij te Manchester City. Në një prej momenteve më emocionale të dokumentarit, pas një humbjeje të vështirë në Europë, Guardiola iu drejtua lojtarëve në dhomën e zhveshjes dhe lidhi hapur gjendjen e tij personale me mesazhin që donte t’u përcillte atyre. “Djema, dua t’ju rrëfej diçka. Jam divorcuar dreqi e mori nga gruaja më e bukur në planet, gruaja ime, ish-gruaja ime,” tha trajneri katalanas. Guardiola...
Burimi:
vizionplus.tv