Dyshohet për një varrezë masive në Zubin Potok

Dyshohet për një varrezë masive në Zubin Potok

Në komunën e Zubin Potokut ka nisur procesi i zhvarrosjes, autopsisë dhe identifikimit të mbetjeve mortore, pas dyshimeve se ato mund t’u përkasin personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë. Sipas raportimeve, ekziston dyshimi se në këtë lokacion ndodhen mbetjet mortore të 23 intelektualëve shqiptarë të zhdukur gjatë luftës. Prokuroria Speciale e Kosovës ka konfirmuar zhvillimin e operacionit. Zëdhënësja e saj, Arbnora Luta, bëri të ditur se, me kërkesë të Prokurorisë Speciale dhe urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë, institucionet përgjegjëse po zbatojnë procedurat për ekshumimin, autopsinë dhe identifikimin e mbetjeve mortore në një lokacion në Zubin Potok. Procesi pritet të ndihmojë në identifikimin e viktimave dhe zbardhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë konfliktit në Kosovë.