Dy telefonata të rreme alarmojnë Policinë e Tiranës

Dy telefonata të rreme alarmojnë Policinë e Tiranës

Dy telefonata të rreme një ditë më parë kanë alarmuar dhe vënë në lëvizje policinë e kryeqytetit. Sipas njoftimit të policisë një person ka njoftuar sallën operative duke pretenduar se në një automjet është vendosur lëndë plasëse. Pas hetimeve rezultoi se alarm fals, ndërsa ai është proceduar në gjendje të lirë. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Gj. B, pasi dje, ka njoftuar sallën operative duke pretenduar se në një automjet është vendosur lëndë plasëse. Nga tërësia e veprimeve hetimore, rezultoi se njoftimi ishte i rremë”, njofton policia. Ndërkohë, një tjetër telefonatë sinjalizoi për të shtëna me armë zjarri në Yzberisht, por edhe ky rast rezultoi i pavërtetë....