Dy automjete përplasen në segmentin Milot–Rrëshen, zjarrfikset ndërhyjnë për nxjerrjen e të plagosurve

Dy automjete përplasen në segmentin Milot–Rrëshen, zjarrfikset ndërhyjnë për nxjerrjen e të plagosurve

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të diel në segmentin Milot–Rrëshen të Rrugës së Kombit, pranë zonës së Rubikut. Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka qenë e fortë, duke shkaktuar dëmtime të konsiderueshme në mjetet e përfshira dhe lëndimin e dy personave. Për shkak të situatës së krijuar, është dashur ndërhyrja e ekipeve të emergjencës për nxjerrjen e të plagosurve nga automjeti, të cilët më pas u transportuan për të marrë ndihmën mjekësore. Të lënduarit kanë pësuar dëmtime, por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Pas marrjes së ndihmës së parë në vendngjarje, ata janë transportuar për kontroll dhe trajtim të mëtejshëm mjekësor. Policia dhe grupet hetimore kanë nisur veprimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. /rtsh.al/