Kruja vijon ‘digjet’, betejë me flakët nga terreni dhe ajri për shuarjen e zjarrit

Kruja vijon ‘digjet’, betejë me flakët nga terreni dhe ajri për shuarjen e zjarrit

Situata e zjarrit në Krujë vijon të mbetet e vështirë, ndërsa mbi 280 efektivë dhe forca operacionale janë angazhuar në terren për përballimin e flakëve dhe mbrojtjen e banorëve dhe pronave. Në operacion janë përfshirë mbi 200 efektivë të strukturave të emergjencave civile dhe Forcave të Armatosura, si dhe 80 efektivë të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit. Ndërhyrja u zhvillua në tokë dhe nga ajri. Në operacion janë angazhuar 21 mjete zjarrfikëse, 3 helikopterë, droni Bayraktar TB2 dhe 2 dronë me kamera termike të AKMC-së. Në dispozicion të forcave ndodhen gjithashtu një autobot uji, një autoambulancë dhe Qendra Operacionale e Lëvizshme e AKMC-së, e vendosur në zonë për të koordinuar ndërhyrjen. Operacioni vijon pa ndërprerje, ndërsa pritet që në ndihmë të mbërrijnë edhe mjete dhe...