“Betejë e jashtëzakonshme”, Rama për zjarrin në Krujë: Bilanci mund të kishte qenë tragjik, siç po ndodh në vende të tjera të Europës
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për situatën e zjarrit në Malin e Krujës, ku forcat zjarrfikëse, ushtarake dhe policore u angazhuan gjatë gjithë natës për izolimin dhe vënien nën kontroll të flakëve. Rama thekson se operacioni përfundoi me dëme të kufizuara materiale, ndërsa nuk pati asnjë banor të dëmtuar. “Ka përfunduar me vetëm një magazinë të shkrumbuar dhe asnjë banor të dëmtuar, një betejë e jashtëzakonshme me zjarrin në malin e Krujës”, shkruan Rama. Kryeministri vlerësoi punën e forcave të angazhuara në terren, duke nënvizuar vështirësitë me të cilat u përballën gjatë operacionit, veçanërisht për shkak të erës dhe pamundësisë për të përdorur mjetet zjarrfikëse nga ajri gjatë natës. “Trupat tona zjarrfikëse, ushtarake e policore u përballën me heroizëm e me aftësi të spikatur profesionale,...
Burimi:
vizionplus.tv