Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, njëri përfundon në kanal
Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në zonën e ish-Kënetës në Durrës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e kësaj, njëra prej tyre ka përfunduar në kanal. Drejtuesit e automjeteve kanë marrë plagë të lehta, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton më shumë mbi rastin
Burimi:
ntv.al