Zjarre në Mallakastër dhe Finiq, shkrumbohen dhjetëra hektarë ullinj. Në operacion edhe dy helikopterë

Zjarre në Mallakastër dhe Finiq, shkrumbohen dhjetëra hektarë ullinj. Në operacion edhe dy helikopterë

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mesditën e sotme në afërsi të fshatit Hekal, pranë vendit të quajtur “ Qafa e Vidhit”. Flakët të favorizuara nga era e fortë janë përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe mbi 10 hektarë me ullishte dhe shkurre. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë 6 mjete zjarrfikëse, të Ballshit, Patosit, Roskovecit e Albpetrolit, të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve. Ndërkohë një vatër zjarri është aktivizuar në fshatrat Kostar dhe Mesopotam, në Bashkinë e Finiqit. Për të përballuar situatën, janë angazhuar dy helikopterë që po hedhën ujë mbi vatrat e zjarrit. Forcat zjarrfikëse dhe ekipet e emergjencave civile vazhdojnë operacionet në terren për të parandaluar përhapjen e flakëve drejt zonave të banuara. Autoritetet lokale dhe shërbimet e...