Drejtonte furgonin me nxënës në gjendje të dehur, arrestohet shoferi në Elbasan
Një shofer furgoni ka rënë në prangat e Policisë në Elbasan, pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur. Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se personi i arrestuar është Sazan Gjolena, i cili me forgonin e tij tip ‘Benz Sprinter’ kryente transportin e nxënësve të gjimnazit Sami Frashëri. Policia njofton po ashtu se ndalimi i Sazan Gjolenës u bë pas një telefonate të mbërritur në Komisariat nga një qytetar, i cili denoncoi rastin. Pas testit të alkoolit, rezultoi se Gjolena kishte konsumuar alkool. Dy teste rezultuan në masën 0.68 mg/l dhe 0.67 mg/l. Pas shoqërimit në komisariat të Sazan Gjolenës, Policia mori masa për të bërë të mundur transportin e fëmijëve me një mjet tjetër të transportit publik të pasagjerëve. “Sot, më datë 05.05.2026,...
Burimi:
vizionplus.tv