“Do themi e gjetëm në rrugë”, vdekja e 19-vjeçares shqiptare në Greqi, si u transportua dhe u braktis nga tre të rinjtë

“Do themi e gjetëm në rrugë”, vdekja e 19-vjeçares shqiptare në Greqi, si u transportua dhe u braktis nga tre të rinjtë

Më shumë detaje janë publikuar në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi ishullin e Kefalonisë në Greqi gjatë natës së Pashkës, ku 19-vjeçarja shqiptare Myrto humbi jetën pas konsumimit të lëndës narkotike kokainës në një apartament. Ngjarja ka hapur një debat të gjerë mbi përgjegjësinë e të rinjve dhe rolin e shoqërisë, ndërsa tre persona tashmë përballen me akuza të rënda. Sipas hetimeve, Myrto kishte hyrë në apartament me të dashurin e saj 23-vjeçar rreth mesnatës. Më vonë iu bashkuan një ish-peshëngritës 26-vjeçar dhe një 22-vjeçar po me origjinë shqiptare, të cilët sollën drogën. Pas konsumimit, vajza pësoi konvulsione dhe humbi ndjenjat. Në vend që ta dërgonin në spitalin pranë, të rinjtë e braktisën pa ndjenja në rrugë, duke u përpjekur më pas të...