Djegia e lokalit në Radhimë, pronarët: Është e qëllimshme, kemi konflikte me pronën
Një beach bar në zonën e Radhimës u përfshi nga flakët mbrëmjen e djeshme, 8 maj, ndërsa pronarët dyshojnë se zjarri ka qenë i qëllimshëm. Familja Çanaj, e cila zotëronte lokalit, ka deklaruar se konflikte për pronat mund të jenë shkaku i ngjarjes. Sipas Dejsi Çanaj, rreth orës 21:40 dëgjoi hapa pranë lokalit dhe pak më pas shpërtheu zjarri. Ajo theksoi se energjia elektrike në objekt ishte e stakuar, duke përjashtuar një shkak teknik, dhe se konflikte me pronësinë kanë ekzistuar prej kohësh. “Dëgjova disa zhurma fillimisht dhe në orën 21:40 dëgjova gjyshen që bërtiti kur pa zjarrin dhe për pak minuta u përfshi i gjithi nga flakët. Dyshojmë që është e qëllimshme, pasi energjia elektrike ishte e stakuar dhe nuk mund të vinte nga...
Burimi:
javanews.al