Dibër/ Qëlloi me armë në ajër dhe kanosi 6 persona pas sherrit, arrestohet 38-vjeçari
Një 38-vjeçar u arrestua nga Policia e Dibrës ditën e sotme (26 korrik) pasi akuzohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe kanosi disa persona të tjerë me të cilët u përfshi në konflikt. Burime zyrtare bënë me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër, në bashkëpunim me strukturat hetimore Dibër, kanë vijuar hetimet për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 24 korrikut 2026, në bulevardin “Elez Isufi”. “Në përfundim të veprimeve hetimore, është arrestuar në flagrancë shtetasi F. I., 38 vjeç, banues në fshatin Pollozhan, Dibër. Gjithashtu, është proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasi K. I., 19 vjeç, banues në Pollozhan. Nga hetimet dyshohet se 38-vjeçari, në bashkëpunim me 19-vjeçarin, ka qëlluar në ajër me armë zjarri...
Burimi:
syri.net