Robert De Niro feston 83-vjetorin, një kthim pas në karrierën e tij të jashtëzakonshme
Robert De Niro, një prej aktorëve më të mëdhenj dhe më të respektuar të kinemasë botërore, feston sot 83-vjetorin e lindjes, pas më shumë se gjashtë dekadash në skenë dhe në ekran. I lindur më 17 gusht 1943 në Nju Jork, De Niro u afrua me aktrimin që në moshë të hershme. Ai ka treguar se ishte rreth 9 ose 10 vjeç kur kuptoi se dëshironte të bëhej aktor, ndërsa mbështetja e prindërve dhe mundësia për të ndjekur kurse aktrimi në fëmijëri i dhanë shtysën e parë një karriere që do ta kthente në një ikonë të Hollywood-it. Ajo që e dalloi De Niron që në fillimet e karrierës ishte mënyra fizike dhe e drejtpërdrejtë me të cilën i afrohej një personazhi. Për të, kostumi,...
Burimi:
kultplus.com