‘Marubi’ rikthen pas shtatë dekadash bashkëpunimin Gjon Mili – Picasso
Në vitin 1950, Museum of Modern Art në New York i kushton një ekspozitë të veçantë fotografive të Pablo Picasso-s, të realizuara nga dy fotografë të jashtëzakonshëm të shekullit XX: Gjon Mili dhe Robert Capa. Por për Milin, ky nuk ishte thjesht një rast për të fotografuar një nga artistët më të rëndësishëm të kohës. Takimi me Picasso-n në Vallauris, në vitin 1949, u shndërrua në një nga bashkëpunimet më të famshme të historisë së fotografisë. Mili i propozon Picasso-s të vizatojë në ajër me një burim drite, ndërsa kamera, përmes ekspozimit të gjatë, regjistron gjurmët e padukshme të lëvizjes. Në errësirë lindin centaurë, figura dhe forma abstrakte që ekzistojnë vetëm për pak sekonda – por fotografia i bën të përjetshme. Këto “light drawings” shënojnë...
Burimi:
kultplus.com