Johnny Depp rikthehet si Jack Sparrow i ‘Piratëve të Karaibeve’?

Johnny Depp rikthehet si Jack Sparrow i ‘Piratëve të Karaibeve’?

Aktori Johnny Depp mund të rikthehet në rolin e Kapiten Jack Sparrow në filmin e gjashtë të sagës së famshme “Piratët e Karaibeve”. Mundësinë e rikthimit e ka lënë të hapur producenti Jerry Bruckheimer, i cili tha se aktualisht po zhvillohen diskutime me aktorin dhe po punohet për skenarin. “Po flasim me Johnny-n, po punojmë për skenarin dhe shpresojmë që të arrijmë ta përfundojmë”, tha Bruckheimer më 16 gusht. Sipas “Daily Mail”, filmi i gjashtë pritet të përqendrohet te një personazh i ri, i cili do të interpretohet nga Margot Robbie. Megjithatë, drejtuesit e produksionit dëshirojnë që Depp t’i bashkohet sërish kastit në rolin e Jack Sparrow. Nëse rikthimi i Depp realizohet, ky do të jetë filmi i parë i “Piratëve të Karaibeve” që nga...