DETAJET/ Si betonierja çau gardhin metalik të mbikalimit te TEG-u dhe përfundoi në autostradë! Humb jetën shoferi, një i plagosur

DETAJET/ Si betonierja çau gardhin metalik të mbikalimit te TEG-u dhe përfundoi në autostradë! Humb jetën shoferi, një i plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasdite e sotme në rrethrrotullimin e TEG-ut, me një të vdekur dhe një të plagosur. Një mjet i tonazhit të rëndë ka humbur kontrollin dhe ka rënë nga mbikalimi në aksin e poshtëm të autostradës Dinamika e aksidentit është ende e paqartë dhe do të jetë një grup hetimor që do të përcaktojë shkakun. Dyshohet se drejtuesi i mjetit të tonazhit të rëndë ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mjet tip Audi, pak para se të merrte para kangjellat metalike dhe të përfundonte në autostradë. Kamioni po udhëtonte nga Lundra në drejtim të Tiranës dhe në asfalt gjenden ende shenjat e frenimit, por pa rezultat. Fatkeqësisht shoferi i kamionit ka humbur jetën. Ndërkohë, mjeti Audi që u...