Detaje nga tragjedia në Pogradec, flasin banorët: Në shtyllën elektrike ndodheshin dy linja tensioni…

Detaje nga tragjedia në Pogradec, flasin banorët: Në shtyllën elektrike ndodheshin dy linja tensioni…

Reagime pas ngjarjes tragjike në Pogradec, banorët: Elektriçisti kishte konstatuar defektin një ditë më parë Pas ngjarjes së rëndë ku humbi jetën elektriçisti Agim Beqiri në fshatin Zërvaske të Pogradecit, kanë dalë në dritë detaje të reja nga banorë të zonës dhe persona që e njihnin prej vitesh. Sipas informacioneve të dhëna nga banorë jashtë kamerave, Beqiri kishte konstatuar defektin në linjën e ndriçimit një ditë më parë dhe ishte rikthyer sot për të kryer ndërhyrjen dhe zëvendësimin e një llambë ndriçimi. Sipas të njëjtave burime, në shtyllën elektrike ku ndodhi ngjarja ndodheshin dy linja tensioni, dhe dyshohet se elektriçisti kishte stakuar vetëm njërën prej tyre, ndërsa tjetra ka mbetur aktive, me të cilën ai ka rënë në kontakt fatal. Banorët shprehen se pas kontaktit...